Kritikohet moda më e re e tatuazheve: Tmerrohem kur shoh diçka të tillë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 13:23
Teksa shumica e njerëzve përpiqen të shmangin diellin sa më shumë që të jetë e mundur dhe përdorin krem kundër tij për të shmangur njollat, disa të reja po krijojnë qëllimisht në lëkurë njolla, që duken si quka.
Ky trend i ri i çuditshëm ka marrë hov dhe po përhapet me shpejtësi edhe në rrjetet sociale.
Edhe pse janë të kënaqur me rezultatin, shumica i kritikojnë duke i thënë se i kanë prishur fytyrën me një tatuazh të tillë.
"A nuk e kuptoni se njollat janë në të vërtetë lëkurë e dëmtuar nga dielli?", shkruan një ndjekës.
"Unë që jam terrorizuar nga njollat e mia gjithë jetën, tmerrohem kur shoh diçka të tillë", komenton një tjetër.
"Si mund t'ia bësh vetes këtë, dhe çfarë do ndodh kur njollat nuk janë më në modë?", pyet dikush tjetër.

