FOTO/ Ledion Liço i zë vendin? Arbana Osmani hedh poshtë aludimet

Një ndër lajmet më të përfolura kohët e fundit kanë qenë aludimet se Ledion Liço do i marr vendin Arbana Osmanit në prezantimin e spektaklit televiziv "BBV".

U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me vendin ku punon për shkak të një ngërçi me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Pas kësaj "zhurme", nuk ka vonuar edhe reagimi i  Arbanës, në mënyrën e saj sigurisht.

Ajo ka përshëndetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televizionit ku ajo punon.

Një mënyrë kjo për t'ju thënë të gjithëve që nuk ka ikur dhe nuk do të ikë gjëkundi.

FOTO/ Ledion Liço i zë vendin? Arbana Osmani hedh poshtë