Kush është vajza që i ka vjedhur zemrën Young Zerkës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 17:29
Këngëtari shqiptar, Donald Najtellari, i njohur me emrin e artit si Young Zerka, ka qenë gjithmonë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.
Së fundmi, "Kryefjala" ka treguar se artisti është në një lidhje me një vajzë, e cila nuk është një personazh publik.
Ka qenë vetë partnerja e tij, ajo që ka postuar një foto me këngëtarin , në rrjetin social "Instagram", duke i mbuluar fytyrën Donaldit, por buzëqeshja dhe retë e tatuazhit në krahun e tij e "tradhtojnë" këngëtarin.
