FOTO/ Policia greke arreston shqiptarin me armë të veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 10:32
Një shqiptar është arrestuar në afërsi të sheshit “Syntagma” në Athinë me një armë zjarri të veçantë. 38-vjeçari është ndaluar në rrugë kryesore të Athinës, nga skuadra “DIAS”.
Gjatë kontrollit atij iu gjet një armë zjarri në formën e mbajtëses së çelësave si dhe dy fishekë arme zjarri. Pajisja konsiderohet armë luftarake pasi është e aftë të kryejë qitje.

