Allegrit i “zhduken” sulmuesit, Juve futet në merkato. Në listë edhe mesfushori i Man.City
19 gola të shënuar, 10 më pak se sa Inter, 7 gola të pësuar, një më shumë se sa Inter. Kjo është diferenca mes dy ekipeve në Serie A që synojnë titullin këtë sezon. Nëse në shtëpinë zikaltër, trajneri Inzaghi e bën gjumin i qetë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Allegrin.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka një shqetësim të madh, këtë periudhë i janë “zhdukur” sulmuesit, duke e detyruar të shpik një formulë të re, të bazojë lojën e tij te shpirti i skuadrës dhe te sakrifica, me shpresën që herët apo vonë dikush do të shënojë qoftë dhe një gol.
Prej afro dy muajsh asnjë nga sulmuesit e Allegrin nuk shënon, i fundit që e bënte diçka të tillë ishte Milik afro dy muaj më parë në sfidën kundër Lecces. Problemi më i madh janë dyshja kryesore, Vlahovic-Chiesa, të zhdukur prej kohësh. Sigurisht që dy lojtarët kanë vuajtur shumë problemet më dëmtimet, serbi pritet të rikthehet më në fund titullar kundër Interit, ndërsa goli i mungon prej 71 ditësh.
Në kushte të tilla, merkato e janarit është kthyer në jetike për Juventusin, teksa po mendojnë të afrojnë në Torino ndonjë sulmues, sigurisht me sa më pak kosto. Mediat italiane shkruajnë se Domenico Berardi është objektivi i tyre kryesor, një lojtar që po e ndjekim prej kohësh, ndërsa negociatat me Sassuolon pritet të hapen sërish në janar.
Një tjetër shqetësim është edhe mesfusha, pa Pogban dhe Fagiolin, Allegrit i duhet edhe një mesfushor, Kalvin Phillips, futbollisti i Man.City është emri i parë në listën e dëshirave.

