Deco: 100% besim tek Xavi, nuk është e lehtë menaxhimi pas gjithë atyre largimeve
Ish-lojtari i Barcelonës dhe tani Drejtori Sportiv i klubit blaugrana foli për RAC1 në lidhje ecurinë e skuadrës nën drejtimin e Xavi.
Portugezi u shpreh se besimi tek Xavi është i madh, pasi ka bërë një punë të mirë. Nuk është e lehtë të menaxhosh gjithë ato largime të lojtarëve.
“Ne fituam një kampionat pasi njerëzit thonin se do të duheshin vite për ta fituar përsëri, megjithëse humbëm lojtarin më të mirë, Messin.
Një brez lojtarësh ka ikur, si puna e Busquets. Do të kisha dashur të kishim një tjetër Busquets ose një që të qëndronte 20 vite të tjera, ose lojtarë si Jordi Alba apo Pique, lojtarë emblematikë.
I gjithë ky proces ishte i vështirë për t’u përballuar nga një trajner. Xavi e bëri këtë dhe rinovuam me të. Besimi tek ai është 100%”, tha Deco.

