Lewandowski del nga vetja, qorton keq dhe injoron lojtarin e Barcelonës në ndeshjen ndaj Alaves
Robert Lewandowski ishte vendimtar për Barcelonën në fitoren 2-1 ndaj Alaves të djelën.
Barça fitoi me përmbysje falë golit të sulmuesi polak, i cili megjithatë shkaktoi diskutime për sjelljen e tij aspak miqësore ndaj Lamine Yamal.
Ish-lojtari i Bayern Munich qortoi lojtarin e ri të Barçës gjatë ndeshjes, pasi nuk e asistoi.
Një gjest acarimi që nuk kaloi pa u vënë re, ashtu siç ndodhi edhe më pas, kur talenti spanjoll u afrua për ta takuar Lewandowskin, i cili megjithatë e injoroi.
Mediet spanjolle raportojnë të habitura nga ky qëndrim i një futbollisti që ka qenë gjithmonë korrekt dhe i respektueshëm, brenda dhe jashtë fushës.
Çështja në fjalë mori një vëmendje të madhe, ndonëse ndoshta është zgjidhur në dhomat e zhveshjes, por mediet spanjolle po bëjnë thirrje që Lewandowski t’i kërkojë talentit një falje publike.
