"Familjarët e Raphael Dwamena të shkatërruar pas lajmit tragjik", flet nga Gana gazetari Dan Yeboah
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2023, 22:02
Në një lidhje me “Ora Sport” nga Gana gazetari Dan Yeboah u shpreh se gjithë vendi është e trishtuar për vdekjen e futbollistit Dwamena në fushën e futbollit.
Gazetari: Gjithë Gana është e trishtuar sepse ky është rasti i parë. Kam folur me babain e tij dhe ai nuk mbante lotët. Jemi të shqetësuar përsa i përket transportit të trupit të tij drejt Ganës. Familja është këtu dhe nuk mund të flasësh sepse janë të shkatërruar.
