Punëtorët e ndërtimit mbeten të bllokuar pas shembjes së tunelit në Indi

Ekipet e shpëtimit në veri të Indisë janë duke kërkuar për punëtorët e bllokuar të ndërtimit, rreth dyzet prej tyre, pas një shembje të pjesshme të një tuneli autostrade, raportojnë mediat lokale.

“Të paktën 40 punëtorë u bllokuan kur rreth 200 metra të tunelit u shembën”, tha zyrtari i shpëtimit Durgesh Rathodi.

Shembja e një tuneli 4.5 kilometra të gjatë në ndërtim ndodhi pranë qytetit Uttarkashi në shtetin Himalayan të Uttarakhand, raportoi Hindustan Times, duke cituar shpëtimtarët.

Një pjesë e tunelit u shemb mëngjesin e sotëm kur një grup punëtorësh po dilnin nga kantieri dhe një grup tjetër po mbërrinte.