Angli/ "Ngadalësohen" mullinjtë e erës, mungojnë aplikimet e reja në këtë sektor, vetëm 1 kërkesë

Anglia po përballet me kërkesa në rënie të ndërtimit të mullinjve të erës. Ndonëse rregullat u lehtësuan mediat shkruajnë se shkak janë politikat anti-gjelbërimit të Rishi Sunak.

Qeveria nuk ka marrë asnjë aplikim të ri për ndërtimin e mullinjve të erës në fermat Angleze edhe pse ministrat e kabinetit lehtësuan rregullat e regjistrimit në fillim të këtij vit.

Sipas mediave kjo tregon një shenjë të mëtejshme se politikat kundër gjelbërimit të Rishi Sunak po nxisin investimet jashtë vendit.

Deri më tani këtë vit, vetëm një projekt i ri, me një turbinë të vetme, është bërë funksional në Angli, duke u krahasuar me shumë të tjerë që po ndërtohen në në Skoci dhe Uells, ku rregullat janë më të forta.

Kjo përkundër faktit se burimet e rinovueshme shihen si forma më e pastër dhe më e sigurt e energjisë dhe kanë mbështetje të gjerë publike.

Rënia e projekteve shihet gjithashtu në kontrast me rritjen e shpejtë të investimeve në Gjermani, Francë dhe Suedi, vende anëtare të BE-së.

Sipas TheGuardian ministrat do të shpallin një kornizë të re çmimesh, në përpjekje për të tërhequr më shumë investime në këtë sektor para se të jetë tepër vonë .

Ekziston gjithashtu një shqetësim midis nëpunësve civilë dhe këshilltarëve të qeverisë, mbi efektin që deklarimet e fundit të qeverisë për axhendën e gjelbër kanë pasur tek kompanitë.

Në vitin 2015, kishte 158 projekte të reja në Angli, që përfshinin ndërtimin e 228 mullinjve të reës. Deri vitin e kaluar, vetëm dy projekte, që përfshijnë katër turbina, arritën të ndërtohen në Angli.