Balliu: Lufta e opozitës në Kuvend jetike, Kushtetuta nuk është letër bakalli, çdo qytetar i rrezikuar
Në një intervistë për Ora News, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u shpreh se aksioni opozitar në parlamentar nga deputetët e opozitës është i nevojshëm dhe jetik për të kthyer vëmendjen te çështjet që kanë rëndësi jetike për qytetarët.
Ai tha se një komision hetimor vetëm ndihmon, pasi për këtë çështje është shprehur edhe Altin Dumanin që e ka thënë se nuk prishin punë te hetimet e SPAK-ut.
Balliu: Aksioni opozitar në parlamentar nga deputetët e opozitës është i nevojshëm dhe jetik për të kthyer vëmendjen te çështjet që kanë rëndësi jetike për qytetarët. Nëse kushtetuta kthehet në letër bakalli, jeta dhe liria e çdo qytetari është e rrezikuar. Kemi kërkuar të drejtën tonë për të ngritur komisione hetimore, për të ngritur akuzat dhe pikëpyetjet për shumë afera.
Një komision hetimor vetëm ndihmon. Për këtë çështje është shprehur edhe Altin Dumani që e ka thënë se nuk prishin punë te hetimet e SPAK-ut. Nuk shqetësohemi për pak tym në kuvend, por për tymin dhe gazin lotsjellës që kanë hedhur kundrejt familjeve që u kanë prishur shtëpitë. Mjafton që tu shohësh vilat dhe pasuritë e tyre, sepse janë duke rrjepur shqiptarët.

