Pjerin Ndreu hap konkursin: Kush më sjell memen më të bukur do të marrë 7 ditë pushime falas

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në valën e debatit për kampet e emigrantëve në Lezhë dhe Shëngjin ka vendosur që të mbajë edhe një konkurs.

Ai ka postuar një meme të një vajze me ngjyrë në një furrë buke dhe fton qytetarët që t’i dërgojnë meme që në 5 dhjetor të shpallet fituese me 7 ditë pushime në një resort në Shëngjin.

“Kush gjen memen me te kendeshme, apo kush e ben nje te re, nje komision prej tre vetesh te nominuar nga une do shpalle nje fitues!  Fituesit do i garantohen 7 dite pushime ne nje prej resorteve me te mira te Shengjinit me pronar te bardhe! Materialet do administrohen ne inbox-in tim, do postojen ne faqen time! Fituesi do shpallet ne baze te like-ve! Te shohim kush e shfryn fantazine me shume! Fituesi shpallet me daten 5 Dhjetor!” – shkruan Ndreu.

Në një shënim në rrjetet sociale, Ndreu pak ditë më parë ka ironizoi komentet e opozitës, ku shkroi se “raca ariane e PD-së la hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqipëri!”