Panairi i Librit vjen me edicionin e tij të 26-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2023, 16:21
Panairi i Librit 2023, çelet më 15 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi Panairin ngjarjen më të madhe të librit.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në 15 nëntor nis edicioni XXVI i Panairit të Librit “Tirana 2023″”, tha Margariti.
Margariti tha se, në këtë Panair do të prezantohen titujt më të fundit, teksa do zhvillohen takime me autorë e tryeza diskutimesh.