Letrat e palexuara të luftës në Shekullin e 18-të/ Historiani hap letrat e marinarëve francezë në luftën me Britaninë

Disa letra të shkruara gjatë luftës së Francës me Britaninë, janë hapur dhe lexuar 250 vite më vonë. Ato u përkisnin marinarëve francëzë, që nuk mundën t’i lexonin kurrë

Ndërsa ne sot lodhemi nga komunikimi I pandërprerë nga një cep I botës në cepin tjetër përmes teknologjisë, thellë në të shkuarën ka njerëz që nuk mundën kurrë të merrnin një përgjigje nga të dashurit e tyre…

Studiuesit e historisë kanë shuar kuriozitetin duke hapur letrat e padorëzuara të shkruara për marinarët francezë, që ndodheshin në luftë mes Britanisë dhe Francës në shekullin e 18.

Të pluhurosura, kartat e dërguara rreth 250 vjet më parë, kanë dhënë një pasqyrë të rrallë në jetën e luftëtarëve dhe familjeve të tyre, duke filluar nga gruaja e një oficeri të lartë detar deri tek një nënë e moshuar që e qorton djalin e saj pse nuk I kthente përgjigje.

‘Mund ta kaloja natën duke të shkruar... Unë jam gruaja jote besnike përgjithmonë”, i shkruante Marie Dubosc burrit të saj Louis Chamberlain, togeri i parë i një luftanijeje franceze në 1758.

Mjeti ushtarak detar u kap nga britanikët, tregojnë studiuesit, ndërsa gruaja e tij vdiq vitin e ardhshëm, pa marrë kurrë një përgjigje nga i shoqi.

Në një tjetër letër, nëna e marinarit të ri Nicolas Quesnel nga Normandia e qorton për mungesën e komunikimit të tij.

Unë mendoj më shumë për ty sesa për mua... Në çdo rast ju uroj një vit të ri të lumtur të mbushur me bekime të Zotit," shkruante 61-vjeçarja Marguerite e cila gjithashtu ankohej se ishte sëmurë dhe po vdiste.

Marina Mbretërore i kapi shkrimet gjatë Luftës 7 vjecare, ndërsa në atë kohë i konsideruan pa rëndësi ushtarake dhe shumica dërrmuese mbetën në arkiva, të pahapura, derisa tërhoqën vëmendjen e profesorit të historisë së Kembrixh, Renaud Morieux.

“E kuptoj se isha personi i parë që lexova këto mesazhe shumë personale që kur ishin shkruar, marrësit e synuar nuk e patën atë shans”, u shpreh ai, duke shpjeguar se ishte emocionuese.