Me gishta hekuri (proteze) që në Mesjetë/ Zbulimi në Gjermani: Mjekësia ishte e avancuar, si u zëvendësua dora e prerë

Shkencëtarët kanë zbuluar se zëvendësimi i gishtave të prerë me hekur është realizuar edhe 600 vite më parë. Fakti ka dalë në dritë pas konstatimit te një skelet i një luftëtari në Gjermani.

Në një kishe 40 kilometra larg Mynihut është gjetur një skelet pothuajse 600 vjeçar, me protezë dore prej metali që zëvendësonte katër gishtat që i mungonin.

Arkeologët vlerësuan se eshtrat i përkisnin nje burri midis moshës 30-50 vjeçare dhe duke përdorur mjete prej karboni, zbuluan se ai kishte vdekur rreth viteve 1450-1620.

Në një deklaratë, ata pohuan se gishtat në dorën e majtë të burrit ishin prerë dhe ishin zëvendësuar me hekur, duke dëshmuar gjendjen e avancuar të mjekësisë në ato kohë.

“Gishti treguesi, ai i unazës, i mesit dhe i vogli ishin rindërtuar me anë të llamarinave, duke i bërë të palëvizshem”, shtoi kreu i Departamentit të Monumenteve.

Më pas aq sqaroi se ata mbaheshin në vend me anë të rripave duke i dhënë formë të lakuar.

Përveç kësaj, një pëlhurë që imitonte fashat e sotme u gjet në brendësi të metalit, duke aluduar se ajo përdorej për të qetësuar dhimbjet gjatë lëvizjes.

Freising, ku u zbuuan dhe eshtrat, ishte vendi i disa betejave gjatë Mesjetës dhe gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare të periudhës 1618-1648.

Kjo ndoshta rriti numrin e amputimeve dhe për rrjedhojë çoi në përparimin e mjekësisë.

Rreth 50 raste të ngjashme janë zbuluar në Evropën Qendrore, që variojnë në kompleksitet, si ajo e kalorësit Gëtz, i cili mbante një dorë protezë të ndërlikuar dhe lëvizëse, apo ajo e vajzës së një prifti, gishti i së cilës ishte ndërtuar prej druri dhe mendohet të jetë rreth 3000 vjeçar.