Kostot e ngrohjes në dimër, më e mira në shëndet dhe më e lira mbetet ajo me gaz. Ja arsyet!

Një studim i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar për kostot e ngrohjes në dimër, ka treguar se mënyra meëe lirë për të ngrohur shtëpitë është ajo e vendosjes së kaldajave të gazit, ose pompat e nxehtësisë. Ndërsa përdorimi i druve ka rezultuar me e kushtueshmë.

Me tëj hulumtimi shpjegon se përveçse shkakton rreziqe të konsiderueshme shëndetësore dhe mjedisore për banorët e shtëpisë dhe fqinjët e tyre, është të paktën 15% më i shtrenjtë  se rasti me gaz.

Ndotja e ajrit nga djegia e drurit në Mbretërinë e Bashkuar ishte dyfishuar gjatë dekadës së fundit, me pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve.

Pati një rritje prej 40% në shitjet e djegësve të drurit midis 2021 dhe 2022. Hulumtimet tregojnë se njerëzit më të pasur, të tërhequr nga tërheqja estetike e zjarrit, po e nxisin këtë rritje.

Po ashtu studimi tregoi se sobat me dru "eko dizajn" prodhonin 450 herë më shumë ndotje toksike të ajrit se sa ngrohja qendrore me gaz.

Ndërsa sobat e vjetra, tani të ndaluara nga shitja, prodhonin 3700 herë më shumë.