Kapen dy shqiptarë me 3 kg kokainë të pastër, pjesë e grupit edhe një italian. Ja për çfarë dyshon policia e Peruxhias
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2023, 12:02
Dy shtetas shqiptarë dhe një italian janë vënë në pranga nën akuzën për trafik lëndësh narkotike.
Në cilësinë e provave materiale atyre iu gjetën në zotërim 3 kg kokainë e paketuar në gjendje të pastër e pa përzierë dhe e papërpunuar, dhe 40 gramë e ndarë në doza gati për t'u hedhur në treg.
Gjithashtu, janë kapur dhe 1.8 kg substanca përzierëse që përdoren për përgatitur dozat e drogës si dhe 600 euro cash.
Operacioni u ekzekutua nga komanda vendore e Peruxhias nën urdhër hetimin e Prokurorisë së këtij qyteti.
Gjatë operacionit janë kontrolluar 4 banesa ku është gjetur dhe lënda narkotike si dhe janë përdorur teknika investigative të përgjimit ambiental, telefonik e lokalizimi satelitar.

