Debate në BE për fondin 21.4 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën

Vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, nuk janë plotësisht dakord me propozimin e Borrell për miratimin e një fondi prej 21.4 miliardë dollarësh ndihme ushtarake për Ukrainën.

Diplomatët kanë argumentuar se do ta kenë të vështirë të premtojnë ndihmë të madhe afatgjatë sepse buxhetet e tyre janë tashmë të tkurrura nga shpenzimet e brendshme.

Debatet mbi ndihmën ushtarake vijnë në të njëjtën kohë kur UNIONI po diskuton edhe një tjetër propozim për t’i dhënë Ukrainës rreth 54 miliardë dollarë për të përballuar agresionin e Rusisë.

Ministrat e mbrojtjes së BE do të takohen më 14 nëntor në Bruksel, për të diskutuar planin, që në rast miratimi do t’i siguronte ukrainës rreth 5 miliardë dollarë për katër vite me radhë.

Sipas shërbimit diplomatik të BE, Brukseli tashmë i ka dhënë Ukrainës ndihma në armë dhe pajisje me vlerë 26 miliardë dollarë. Objektivi tashmë është për të furnizuar Kievin me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në muajin mars.