Nuk arritën të pengojnë futjen e tymueseve në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 18:53
Pezullohen 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.
Mësohet se 4 punonjësit e Gradës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës.
Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.
Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale.
Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë.
