EMRAT/ Socialistët kërkojnë ndëshkim edhe për tre deputetë të tjerë të opozitës. Ja kur mblidhet Etika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2023, 13:45
Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.
Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes, ndërsa mësohet se Komisioni i Etikës do mblidhet në orën 15:00 të kësaj të premte.
“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme.
Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.


