Marrëveshja për emigrantët, Meloni poston reagimin e Ramës: Përgjigje e duhur për të majtën italiane

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar për kërkesën e PD për përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët, teksa ka publikuar në Instagram një video të kryeministrit Edi Ramai.

Në videon e publikuar Rama ka folur për emisionin “Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4.

Meloni thekson se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura.

“Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar.

Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama në videon e shpërndarë nga Meloni.

“Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)