Gërdeci/ Flasim në gjykatë dëshmitarët, financieri e inxhinieri, mohojnë të kenë firmosur dokumentet
Këtë të enjte në gjykatën e posaçme u dëgjuan 8 dëshmitarët e radhës të ngjarjes së Gërdecit ku mes tyre ishte financier dhe inxhinierit. Dëshmi të vlefshme kanë dhënë këta dy të fundit ku kanë treguar mbi mbledhjet që zhvillonte Ministria e Mbrojtjes. Të dy persona ishin caktuar të nxirrnin kosto e fishekëve gjë për të cilën nuk kanë rënë dakord dhe nuk kanë firmosur asnjë shkrese
Në gjyqin kundër Fatmir Mediut këtë të enjte në gjykatë janë pyetur disa dëshmitarë të cilët besohet se kanë pasur role te caktuara punë në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec.
Ismet Devolli ishte i pari që u pyet. Në rolin e inxhinierit ka treguar se momentin kur ishte thirrur në zyrë për të nxjerre koston e fishekëve.
Ismet Devolli: Na thërret Sekretari i Përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve. I thashë qe kostot nuk i nxjerrim dot ne. Në grup kisha një inxhinier dhe 2 oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve. 4 anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve.
Një dëshmi interesantë ishte e Kol Lekgjonajt i cili ka qenë financier. Ai ka treguar se ka qenë anëtar i grupit të punës që do të vendoste çmimet për demontimin. Lekgjonaj tregon se merrte pjesë në mbledhje por që nuk kishte të drejtë firme.
Kol Lekgjonaj: Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakord për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit.
Me pas marrja në pyetje ka vijuar me Murat Zguri shofer kamioni, Julian Pando punonjës, Petrit Behari ushtarak, Begator Mane, roje i kompanisë që merrej me ruajtën e Gërdecit në kontratën e parë, Agim Vrana, shefi i kompanisë që merrej me ruajtën e bazës ushtarake, kontrata e dyte.
