Stresi "hyn në valle"dhe i dërgon dron Vesës, ja se çfarë i thotë
Banorët e edicionit të dytë i "BBVK", kanë fituar zemrën e publikut në vetëm pak kohë.
Me historitë e trishta dhe jo vetëm kemi njohur një anë të karakterit të tyre e duket se disa personazhe kanë arritur të sigurojnë një grup ndjekësish të mirëfilltë.
Ndonëse mbështetja e tij për transgjinoren, Edona James na surprizoi të gjithëve, reperi Stresi ka treguar se simpatizon një tjetër personazh nga ky edicion, e cila është Vesa Vllasaliun.
Banorja ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjen me historinë për lidhjen, fejesën e më pas tradhtinë e ish-it të saj, futbollistit Mërgim Berisha.
Ajo ka treguar se nga lidhja me Berishën ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës, e cila u finalizua me tradhtinë e tij me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.
Megjithatë duket se Stresi i ka ndjekur të dyja versionet e kësaj historie dhe ka vendosur të mbështesë Vesën.
Ai ka dërguar mbrëmjen e djeshme një dron me foton e saj ku shkruante: "Mbaje kokën lartë Perëndeshë."


