Nuk do e besoni! Ja se në çfarë moshe fëmijët fillojnë të shqetësohen për pamjen fizike
Anketime dhe studime të shumta kanë treguar se fëmijët, në moshë të hershme, fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike.
Ekspertët të cilët merren me fëmijët, thonë se pothuajse 71% prej tyre, fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike që në moshës 3 vjeçare.
Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga "PACEY", i cili ka treguar se edhe para se të shkojnë në shkollë apo çerdhe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë imazh negativ për pamjen e tyre fizike.
Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët shfaqin shenja të pakënaqësisë me trupat e tyre.
Organizatat të cilat merren me kujdesin e fëmijëve kanë thënë se kjo gjë është shqetësuese dhe se numri i fëmijëve që janë të pakënaqur me pamjen e tyre fizike dyfishohet kur arrijnë moshën gjashtë vjeçare.
Jacqueline Harding, eksperte e kësaj fushe, thotë se duhet të bëhen më shumë hulumtime për këtë fushë, por beson se televizioni dhe fotografitë në rrjete sociale janë më së shumti përgjegjëse për këtë brengë.
