FOTO/ Me lot në sy dhe vigon në dorë, çfarë i ka ndodhur Rina Balajt?

Këngëtarja kosovare, Rina Balaj, së fundmi nuk ka qenë shumë aktive në fushën e muzikës, teksa në rrjetet sociale ajo shpesh ndan momente nga jeta e saj.

Pak më parë këngëtarja ka shqetësuar ndjekësit e saj teksa ka publikuar një kolazh me foto.

Në një prej tyre Rina shfaqet duke marrë një serum, teksa shihet me lot në sy.

Përveçse ka ndarë këtë foto, këngëtarja nuk ka thënë se çfarë ia ka shkaktuar këtë gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që Rina ka publikuar, ka qenë kënga "Ça je", në bashkëpunim me The Victor.

FOTO/ Me lot në sy dhe vigon në dorë, çfarë i ka