FOTO/ Rita Ora me partnerin e saj maskohen si çifti i njohur në filmat e animuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket se ka vendosur që të festojë Halloween-in me vonesë.

Ajo ka publikuar një sërë fotografish në rrjetin social "Instagram", duke treguar shndërrimin e saj për natën e shtrigave.

Ajo ka vendosur që për këtë festë të maskohet si Fiona e famshme e Shrekut, gjersa burri i saj, regjisori Taika Waititi, është maskuar si vet Shreku.

"Energjia e Halloweenit nuk është zbehur dhe ajo duket mirë në të gjelbër! Faleminderit AirBnb dhe Brian Chesky për këtë udhëtim të paharrueshëm në moçal", shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.

FOTO/ Rita Ora me partnerin e saj maskohen si çifti i njohur nëFOTO/ Rita Ora me partnerin e saj maskohen si çifti i njohur nëFOTO/ Rita Ora me partnerin e saj maskohen si çifti i njohur në