"E theftë këmbën!" Mërgim Berishën e "zë" mallkimi Ganiut

Një prej futbollistëve më të komentuar të rrjetit së fundmi, Mërgim Berisha, ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes së tij.

Dëmtimi i Berishës është konfirmuar nga vet klubi gjerman "Hoffenheim", në të cilin luan, përmes një deklarate zyrtare.

"Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara", ka njoftuar klubi gjerman.

Një lëndim i tillë Mërgim Berishës i ishte "uruar" nga Gani Gërmia, i cili u prek në momentin kur Vesa rrëfeu versionin e saj të historisë me Mërgimin.

"Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, është shprehur ai.