Modelja ndërron jetë pas ndërhyrjes estetike, Neymar bën reagimin prekës: Zoti e mirëpret krahëhapur...
Modelja braziliane, Luana Andrade, në kohën e vdekjes ishte pjesë e një programi bashkë me të dashurin e saj João Hadad, por vdiq nga ataku kardiak pas një procedure estetike të reduktimit të dhjamit.
Disa orë para vdekjes, Luana Andrade, pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.
29-vjeçarja ishte e njohur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit, të njohur si "liposuctuion".
Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj, Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.
Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake.
Doktorët thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive ne mushkri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t'i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.
Procedura e "liposuction" ishte kryer nga një kirurg dhe një anestetist që ishin pranuar nga familjarët e saj.
I dashuri i saj, João, tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana.
Ai e kujtonte atë si një person të jashtëzakonshëm që mahniste këdo me mirësi e elegancë.
Futbollisti i njohur brazilian, Neymar gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.
"Ditë e trishtë, mora dy lajme të këqija. I pari ishte sulmi që pësuan prindërit e Brunës, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Së dyti, mora vesh vdekjen e një shoqes time, Zoti e mirëpret Luanën krahëhapur. Ngushëllimet e mia për të gjithë familjen e saj”, ka shkruar Neymar në një postim në rrjetin social "Instagram".


