FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat italiane: Çuni, uaa çfarë goli

Si kurrë më parë, Shqipëria është kthyer në një burim talentesh të shpërndarë kudo në Evropë, lojtarë plot klas që po kthehen në protagonistë absolut në ekipet e tyre.

Serie A mbetet pa diskutim oazi i preferuar, ku i fundit që po lë gjurmë është Marvin Çuni.

Talenti kuqezi realizoi golin e tij të parë në Serie A, dhe çfarë goli, një super gol përballë Empolit të shqiptarëve. Për ironi të fatit, Çuni dogji mbulimin e Ismajlit dhe me thembër mposhti Etrit Berishën.

Ky gol alla Ibra ka tërbuar mediat italiane:

“Çfarë goli ka shënuar Marvin Çuni. Talenti i vitit 2001 gjen golin e parë në Serie A me një goditje të pabesueshme me thembër”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat

“Çfarë goli ka shënuar Çuni”, shkruan Sportmediaset. Ky është një gol që sulmuesi kuqezi vështirë se do ta harrojë, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.

“Tërheq përpara ekipin e tij në pjesën e parë, por arbitri i anulon një gol. Rindizet në pjesën e dytë me një gol fantastik me thembër”, shkruan TuttomercatoWeb.

FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat

Kjo ishte një ndeshje e gjitha për t’u harruar për portierin shqiptar, Etrit Berisha, i vlerësuar me notën 5,5, një notë e ndikuar edhe nga goli i Çunit, ku mund të bënte diçka më shumë.

FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat
Notat e ndeshjes

Me gjysmë note më shumë u vlerësuar Ardian Ismajli.