VIDEO/ Ndodh edhe kjo! Tifozi i Tiranës bllokon në mes të rrugës autobusin e Partizanit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 20:59
Partizani po luan kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Rivaliteti me Tiranën vijon të jetë i “gjallë”.
Tifozët bardheblu bëhen protagonistë dhe së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku njëri prej tyre i zë rrugën autobusit.
Nuk dihet saktësisht se çfarë i thotë shoferit, po përmes gjestikulacionit duket se i flet shoferit.

