FOTO/ Ish konkurrenti i "Përputhen" kurorëzon lidhjen

Djali nga Kosova, Beart Rexhepi, i njohur për pasionin që ai ka për palestrën, krijoi zhurmë mediatike për historinë e tij me Tean.

Ndonëse jashtë emisionit, ata kishin vazhduar njohjen dhe marrëdhënien, teksa në emision Tea u deklarua çift me Andin.

Lidhja ju zgjati pak muaj dhe në fund ngritën akuza për mos respekt ndaj njëri-tjetrit.

Por, u harrua edhe ajo histori dhe tashmë Bearti ka vazhduar një njohje të re, me një vajzë për të cilën thuhet se është shtetase gjermane.

Pak kohë më parë ata zbuluan se janë në një pritje të ëmbël dhe do të bëhen prindër të një vajze.

Çifti ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien, pa ardhur në jetë vogëlushja.

Bearti ka postuar një foto nga zyra e gjendjes civile, ku ata duket se po nënshkruajnë aktin e martesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)