Hetuesit kontrollojnë shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit

Në kohën kur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po vijon, Dhomat e Specializuara në Kosovë kanë nisur kontrollet në disa lokacione.

Gjatë kësaj jave, me kërkesë të tyre, janë bastisur shtëpitë dhe banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Të gjitha këto veprime të Gjykatës Speciale, janë konsideruar jo të ligjshme.

Avokati që përfaqëson shumicën nga të bastisurit thotë se kjo gjueti e zyrës së prokurorit është tentativë për të gjetur prova që nuk ekzistojnë.

Ndërkohë, ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, të cilit iu kontrollua shtëpia, thotë se kjo po bëhet për të mbuluar dështimet e Speciales.

Behrami shtoi se këto veprime të Gjykatës Speciale nuk i frikësojnë e as nuk i sprapsin.

Përveç se shtëpinë e Behramit, kontrolle ka pasur edhe në shtëpinë e ish-kreut të AKI-së, Bashkim Smakaj, publicistit Blerim Shala, që dikur ka qenë këshilltar i Thaçit dhe ish-këshilltarit tjetër, Smajl Syla.

Në të gjitha rastet janë konfiskuar telefonat dhe tabletët që këta persona kanë pasur në pronësi.