Gegaj: Kur u formua qeveria e re, ishte një ditë e zezë për Malin e Zi dhe për shpresat për të hyrë në BE

Politikani shqiptar në Malin e Zi, Nikoll Gegaj në një intervistë në Ora Neës foli për qeverinë e re në Malin e Zi. Gegaj u shpreh se dita kur u formua qeveria e re e Malit të Zi ishte një ditë e zezë për Malin e Zi dhe për shpresat e saja për tu bashkuar në BE.

"Deri sa ishte qeveria që e drejtonte partia demokratike socialiste e ish-presidentit Gjukanovic dhe ish-kryeministri Tushkomarkovic, Mali i Zi konsiderohej si një shtet që konsiderohej se udhëheqte në procesin e antërësimit në bashkësinë europiane në rajon ku i kishte hapur të gjitha kapitujt në negociata.

Megjithatë si pasojë e krizës politike nuk kemi pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021. Deri tani kemi pasur dy qeveri totalisht jo funksionale. Këtu kemi një qeveri që është ndërtuar për fatkeqësi mbi nacionalizmin dhe ekonominë e huazimit.

Sipas meje ajo ditë kur u formua qeveria e re, ishte një ditë e zezë për Malin e Zi dhe për shpresat e saja për tu bashkuar në BE", tha ndër të tjera Gegaj.