Qeveria e re në Mal të Zi, deputeti Camaj: BE dhe NATO mbeten çështje të pacënueshme

Deputeti në Malin e Zi, Nikoll Camaj në një intervistë në Ora News foli për qeverinë e re në Malin e Zi. Camaj u shpreh se BE, NATO e cështje të tjera janë të pacënueshme.

"Shpresoj se forcat pro evropiane do kenë më shumë ndikim dhe do jenë promotor i të gjitha lëvizjeve në të ardhmen me qenë se partitë e lindura në frontin demokratik në këtë moment vetëm mbështesin qeverinë e zotit Spajic.

Partitë serbë kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën respetohen të gjitha parimet të cilat ishin pritshmëri edhe e europianëve. Nëse kjo marrëveshje shkelet kjo qeveri do të ketë jetë shumë të shkurtër.

Shqiptarët janë pjesë e kësaj qeverie. BE, NATO dhe cështje të tjera mbeten të pacënueshme", tha ndër të tjera Camaj.