Heidi Klum vishet si pallua me 12 persona për festën e Halloween
Nuk ka asnjë event si Halloween ku shumë prej nesh mezi presin për të parë transformimet e njerëzve me famë botërore.
Me një ekip grimierësh profesionistë dhe stilistësh flokësh, edhe këtë vit VIP-at botërorë shkëlqyen.
Këtë Halloween Nju Jorku, Londra dhe Los Anxhelosi organizuan një sërë eventesh.

Heidi Klum, ishte ajo që "goditi" edhe këtë vit me veshjem e saj të çuditshme, ku u shfaq si një pallua, teksa 12 persona ishin fshehur në kostumin e saj.
Në vitin 2022 modelja u vesh si një krimb në një grep peshkimi, teksa burri i saj, Tom Kaulitz, luajti rolin e peshkatarit.
Në 2019-ën, 50-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq si alien i frikshëm, ndërsa bashkëshorti i saj, veshi një kostum hapësinor për të luajtur rolin e astronautit.
Sipas medieve të huaja, procesi i transformimit zgjati më shumë se 12 orë.

Në vitin 2019 ata u veshën si Princeshë Fiona dhe Shrek.


