Kundërpërgjigje ndaj Hamasit, Forcat e Mbrojtjes izraelite: Mbi 11,000 objektiva të goditura që nga fillimi i luftës
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë një bilanc të aksionit të nisur ndaj Hamasit që nga 7 tetori. Në një përditësim të bërë publik, thuhet se IDF ka goditur mbi 11,000 objektiva që u përkasin “organizatave terroriste” në Rripin e Gazës.
IDF tha se trupat identifikuan sulmuesit e Hamasit në lagjen Jabalia në një ndërtesë shumëkatëshe, e cila ishte pranë një shkolle, qendre mjekësore dhe zyrave qeveritare. Trupat udhëzuan forcat ajrore izraelite të kryenin një sulm ajror ndaj sulmuesve.
Më herët IDF kishte thënë se një sulm në Jabaliya kishte vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishte shkaktuar shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.
Në përditësimin e tyre të fundit, IDF publikoi gjithashtu video të një sulmi ajror në një automjet. Ai pretendoi se automjeti mbante raketa antitank dhe po lëvizte drejt forcave izraelite.

