Prishtina kandidon që të shpallet “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina edhe zyrtarisht ka kandiduar që të shpallet si “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024.
Komisioni vlerësues evropian, ACES Europe ka qëndruar për dy ditë në Prishtinë ku ka inspektuar dhe vlerësuar situatën në lidhje me infrastrukturën sportive dhe qëllimi kryesor i kësaj kandidature është që të gjitha aktivitetet sportive që zhvillohen vitin e ardhshëm në Prishtinë të promovohen edhe nëpr vende të tjerave evropiane.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo kandidatur nuk është vetëm sa për titull prestigjioz, por edhe për të dëshmuar se Prishtina është vend me gamë të gjerë sportive.
“Kemi paraqitur kandidaturën që Prishtinën tonë të na e pranojnë si njërin nga qytete evropiane të sporteve të vitit 2024. Kjo kandidaturë e Prishtinës nuk është thjeshtë aspiratë për një tjetër titull, ajo përbën një shpalle të hapur dhe është zotim i qartë për të krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe elanin sportiv. Prishtina, zemra e Kosovës, po kalon nëpër një metamorfozë që ndërthur vlerat tona thelbësore me një gamë të gjerë të sporteve e të ngjarjeve sportive...Vizioni ynë për vitin 2024 është dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundshëm ndaj të gjitha këtyre idealeve. Rrugëtimi ynë drejt titullit të qytetit evropian të sportit i ka rrënjët te besimi se sportet janë një forcë e pandalshme dhe motor i fuqishëm për lëvizje dhe ndryshime pozitive...Ne e shohim këtë kandidaturë si një hap të rëndësishëm që do të na ndihmojë shumë drejt qëllimit tonë madhor”, tha Rama.
Ndërkohë që anëtari i këtij komisionin vlerësues nga Evropa, Hugo Alonso u shpreh shumë i bindur dhe madje i impresionuar më atë që ka parë me profilin sportiv që ka parë në Prishtinë dhe se meriton që ta fitojë titullin “Prishtina qytet evropian i sportit”.
