Bie qeveria e Serbisë, propozohet shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve

Qeveria serbe i propozoi sot presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpërbërjen e parlamentit kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

“Në propozim, qeveria tha se zhvillimi i zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat aktuale do të siguronte një nivel më të lartë të demokracisë, një ulje të tensioneve midis fraksioneve kundërshtare në shoqëri dhe një refuzim të ekskluzivitetit dhe gjuhës së urrejtjes dhe do të konfirmonte të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mendimit, dhe qëndrimet për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane,” tha qeveria serbe në një deklaratë.

Sipas propozimit, kërkesat për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të parakohshme parlamentare ishin shfaqur së fundmi nga opinioni publik dhe se një pjesë e partive opozitare i kishin paraqitur një kërkesë të tillë presidentit më 11 shtator.

Kryesisht në bazë të kësaj kërkese, qeveria tha se realizimi i procesit zgjedhor si një nga postulatet themelore të shoqërisë demokratike do të ishte një mundësi e mirë për të rivlerësuar fuqinë politike të argumenteve, efikasitetin e deritanishëm, dhe planet e të gjithë faktorëve në skenën politike duke u mundësuar qytetarëve të shprehin lirisht vullnetin e tyre për drejtimin në të cilin duhet të marrë Republika e Serbisë.

Gjithashtu, anëtarët e kabinetit miratuan një vendim për shpërndarjen e Kuvendit dhe themelimin e një autoriteti të përkohshëm në qytet, dhe të njëjtat vendime u miratuan për 64 qytete të tjera dhe njësi vetëqeverisëse në të gjithë Serbinë.