Dafina fajtore për krisjen e çiftit? Gazetari: Ja çfarë po ndodh mes Sarës dhe Ledrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 11:08
Çifti i njohur i showbizzit shqiptar, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes nga mediet rozë, pasi akoma aludohet për një krisje mes tyre.
Si shkak kryesor për këtë ftohje të marrëdhënies së tyre, është përfolur, se është këngëtarja, Dafina Zeqiri.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Erdonit Hoxha, ka folur më shumë rreth krisjes së çiftit, duke analizuar gjithashtu edhe disa situata që kanë bërë që aludimet e ndjekësve të shtohen dita ditës.
Ja se çfarë thotë gazetari:

