Zonja: Kosova është në avantazh në tryezën e re të dialogut me Serbinë pas 24 shtatorit
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 12:50
Gazetari Sebastian Zonja në një intervistë për Ora News foli për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe takimet e fundit të Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel me liderët evropianë. Zonja u shpreh se Kosova është në avantazh në tryezën e dialogut pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
"Vuçiç ishte i prerë në fjalën e tij për Kosovën. Kjo ishte një situatë e pritshme. Kosova është në avantazh në tryezën e re të dialogut pas 24 shtatorit.
Vuçiç dhe Serbia po ndjekin të njëjtën rrugë sic ndoqëm ne në kohën e komunizmit në lidhje me Rusinë dhe Kinën. Kurti ka vepruar në mënyrë të zgjuar diplomatikisht pasi ka pranuar propozimin e pesëshes evropiane", tha ndër të tjera Zonja.
