Kraki: Serbia është demaskuar, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion që të ecet përpara

Në një intervistë për Ora News, analisti Nezir Kraki u shpreh se ajo që ndodhi në Bruksel ishte diçka pozitave dhe u demaskua Serbia.

Ai tha se e vetmja mënyrë kur vjen puna te Serbia për rezultate, që është një shtet i cili flet dhe bën gjëra të tjera, është që t’i mbahet presion dhe kërcënim me sanksione e dënime.

Kraki: Ajo që ndodhi në Bruksel ishte diçka pozitave dhe u demaskua Serbia. U bë e qartë se njohja nga Serbia është një kusht pa të cilin nuk mund të bëhet më tutje. Presidenti e komisionit evropian duhet të vazhdojë presioni ndaj Serbisë, në atë që i kërkuar edhe liderat e tjera në Bruksel. Vizita e saj duhet të ri ftohen Vuçiç dhe Kurti në Bruksel. Nuk duhet të lejojmë që kjo dinamikë të fashitet dhe të ulet pa pasur rezultate.

E vetmja mënyrë kur vjen puna te Serbia për rezultate, që është një shtet i cili flet dhe bën gjëra të tjera, është që t’i mbahet presion dhe kërcënim me sanksione e dënime. Duhet të dilet nga ky qorrsokak. Vuçiç është tashmë ne tentativë në pikën që nuk ka pasur marrëveshje dhe plan franko-gjerman sepse e ka kuptuar se po i vjen fundi ciklit fashist dhe kohërave kur Serbia pyetej për secilin vend që ishte nën jugosllavi.