Ish-ylli i basketbollit në SHBA shpallet miliarder, atleti i katërt që i bashkohet listës
Ish-ylli i basketbollit Magic Johnson është shpallur miliarder nga Forbes, duke e bërë atë atletin e katërt që i bashkohet kësaj liste.
Revista e biznesit vlerëson pasurinë e Johnson në rreth 1.2 miliardë dollarë
Miliarderët e tjerë sportistë janë lojtarët e NBA-së, Michael Jordan dhe Lebron James, dhe lojtari i golfit Tiger Ëoods.
Johnson ka investime në kompani të shumta duke përfshirë aksione pronësie në ekipe të ndryshme sportive me bazë në Los Angeles
Por Forbes, thekson se aksionet në një kompani të sigurimit të jetës përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së Magic Johnson.
64-vjeçari kishte një nga karrierat më ikonike në historinë e NBA-së përpara se të tërhiqej në vitin 1996.
Forbes thotë se Johnson ka fituar 40 milionë dollarë nga karriera e tij në NBA.
Johnson thotë se mund të ishte bërë miliarder më shpejt nëse nuk do të kishte refuzuar aksionet e Nike kur po hynte në NBA në vitet 1970.
Ai bëri një marrëveshje me Converse, e cila i ofroi atij 100,000 dollarë në vit, në vend të kësaj.
"Unë as nuk e dija se çfarë aksionesh ishin në atë kohë," Johnson tha në podcastin All The Smoke në fillim të këtij viti.
A mund ta imagjinoni? 45 vjet, 5 miliardë dollarë ai aksion do të kishte vlerë sot." Thotë ish ylli i basketbollit!
