VIDEO/ Përgjaket trajneri Fabio Grosso, u sulmua autobusi i skuadrës së Lyonit në Marseille
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2023, 21:15
Trajneri i Lyonit, Fabio Grosso, ka pësuar një lëndim në kokë, pasi që autobusi i ekipit u sulmua nga tifozët përpara ndeshjes së futbollit francez kundër Marseille.
Autobusi i Lyonit u godit rrugës për në Stade Velodrome, ku edhe iu thyen disa xhama, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Grosso u lëndua nga rënia e copave të xhamit dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor me fytyrën e tij të gjakosur.
???? Avant-match OM - OL : le bus de l’@OL a été caillassé, Fabio Grosso blessé est en train de se faire soigner.
— Free Ligue 1 (@FreeLigue1) October 29, 2023
Plus d’infos à venir sur notre live…#OMOL #OM #OL pic.twitter.com/b05pIeu0Gw

