VIDEO/ Ra pa ndjenja në mes të fushës, vijnë lajme pozitive nga spitali ku u shtrua futbollisti Bas Dost
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2023, 23:35
Lajme të mira nga sulmuesi i Nijmegen, Bas Dost, i cili humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen me Alkmaarin.
Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.
“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.
Kujtojmë që ndeshja Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari.
AZ Alkmaar - NEC Nijmegen maçında Bas Dost bir anda yere yığıldı, çevresi sarıldı.
— Football Critix (@footballcritix) October 29, 2023
Kötü bir şey olmamasını umuyoruz ???????? pic.twitter.com/TloFLSGT4n

