Vjen rikthimi i madh te Bayerni, Neuer do të jetë titullar këtë fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 21:47
Manuel Neuer më në fund do të rikthehet në fushë. Kapiteni i Bayern Munchen është gati që të luajë që këtë fundjavë, pas një mungese të gjatë.
37-vjeçari dëmtoi gjurin duke bërë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Pas një pune të madhe dhe stërvitjeje të fortë, Neuer është rikuperuar plotësisht.
Mediat në Gjermani raportojnë se portieri do të luajë si titullar të shtunën në takimin Bayern Munchen-Darmstadt. Neuer do e nisë nga minuta e parë përballjen kundër skuadrës së Klaus Gjasulës, e vlefshme për javën e nëntë të Bundesligës.

