LETRA/ Ikën drejtori i Paraburgimit në Vlorë, i paraqet dorëheqjen eprorëve, Avdulaj: Ndodhem para një sfide
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 15:12
Drejtori i Paraburgimit në Vlorë, Ëngjëllush Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë.
Avdulaj u shpreh se ndodhet para një oferte nga sektori publik e cila është një sfidë e re për karrierën e tij profesionale. Ai shton se dorëheqja është e parevokueshme.

