Zjarr në një fabrikë sfungjeri në Fier, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 15:14
Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
