Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përplas një këmbësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 18:51
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:05, afër fshatit Harizaj. Në makinë tip ‘Renualt Clio’ me shofer shtetasin R.K., ka përplasur një këmbësor, shtetasin me iniciale N.T, 60 vjeç.
Për pasojë i lënduari është transportuar me urgjencë në spital.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila është duke hetuar rastin.
