Përmbysin Lakers, marrin fitoren e parë sezonale, Bucks triumfojnë në limite

Sezoni i ri i NBA tashmë ka hyrë në rrjedhën e zakonshme të ndeshjeve. Së fundmi, janë luajtur vetëm dy sfida, nga një për secilën konferencencë. Skuadra e Los Angeles Lakers arriti fitoren e parë, duke mundur 100-95 Phoenix Suns, një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit.

Edhe pse Kevin Durant realizoi 39 pikë e 11 rebound, ato nuk mjaftuan për të fituar për Suns. Në kahun tjetër, Anthony Davis realizoi 30 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 21 pikë. Perioda e parë ishte shumë e mirë për miqtë, të cilët shkuan deri në 12 pikë avantazh, por në të dytën vendasit ngushtuan në 4 pikë.

Sërish në të tretën Suns luajnë mirë dhe kur dukej se po shkonin drejt fitores, në periodën e katërt vjen përmbysja e madhe, pasi Lakers e fitojnë me 17 pikë diferencë, duke e mbyllur ndeshjen 100-95.

Në Lindje, fitoren e parë sezonale, në ndeshjen e parë të luajtur, mori ekipi i Milwaukee Bucks, që mposhti në frymën e fundit 118-117 rivalët e Philadelphia-s. Një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull. Lillard me 39 pikë dhe Antetokounmpo me 23 pikë i dhanë fitoren Bucks, duke i bërë të pavlefshme 51 pikësh e dyshes Oubre-Embiid për Philadelphia.