Kampionati botëror i fluturimeve, Federata Shqiptare e Aeronautikës e mbyll me sukses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 12:59
Në Sopot të Bullgarisë, nga data 20 deri në 26 tetor, u zhvillua Kampionati i 12 botëror i fluturimeve me PG në precizon.
Shqipëria mori pjesë me ekipin kombëtar të përberë nga Xhonatan Islami, Blerian Braçe dhe Silian Zani.
Në përfundim të eventit, Shqipëria u rendit e 13 në mes 31 shteteve dhe piloti ynë Xhonatan Islami mori një rezultat historik duke u renditur i 9-i dhe duke zënë një vend në podiumin e fituesve në 10 më të mirët.

